Ajo është një nga moderatoret e njohura shqiptare e cila shënon një karrierë të gjatë në ekran.

Anjeza Maja, ka prezantuar për disa vite festivalin veror ‘Maratona e Këngës Popullore’ .

Me sa duket ajo ka vendosur t’i futet muzikës dhe për këtë ka zgjedhur kantautorin Flori Mumajesi, pranë të cilit ka shprehur talentin e saj për të kënduar.  

Në një festë të organizuar nga “Digitalb”, Maja ka kënduar përkrah Flori Mumajesit dhe duket se të dy janë kënaqur nga ky “bashkëpunim”.