"Top Channel" dhe "Tv Klan" janë dy televizione kombëtare të konsideruara ‘rivale’ për shkak të shikueshmërisë.

"Tv Klan" solli në vend modën e serialeve turke, të cilat zëvendësuan telenovelat latine. Këto telenovela u bënë pjesë e përditshme e çdo familje shqiptare, duke rrëmbyer kështu vendin e parë në renditjen televizive. 

Ndërkohë Ledion Liço u ka shpallur luftë të hapur këtyre telenovelave dhe rrjedhimisht televizioneve që i transmetojnë.

"Lërini turqinizmat që shpërdorojnë neuronet", shkruan moderatori i Top Channel në një nga postimet e tij në Instagram.

Ndërkohë që sugjeron ndjekësit të ndjekin "Big little lies", një serial amerikan.