Edhe Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka lënë pa komentuar listat e PD në Tiranë duke ironizuar kandidaten Grida Duma, kandidatin Halim Kosova të cilët kanë humbur në garat për kryetar Bashkie.

Sipas tij, listat për deputetë, është një listë humbësish dhe që nuk përfaqësojnë aspak Republikën e Re.

“Marun gocat e Tiranës që sjell Grida Dumën, që e rrafi Vangjush Dako, imagjino të të rrafë Vangjushi imagjino. Solli Halim Kosovën që u rraf turpshëm në Tiranë. Solli Mediun, ne duam ta bëjmë Gërdecin si Tiranën, ndërsa ata duan ta bëjnë Tiranën si Gërdeci”, tha Veliaj teksa ishte në një takim me banorët e njësisë numër 3.