Këngëtarja e njohur Olivia Neton-John është diagnostikuar me kancer në gji, për këtë arsye është detyruar të shtyjë datat koncertit.
'Dhimbja e shpinës që fillimisht e bëri atë të shtyjë gjysmën e parë të turneut të saj, ka rezultuar të jetë kancer i gjirit që ka lëshuar metastaza”,- thuhet në deklaratë e lëshuar nga përfaqësuesit të këngëtares.
“Olivia do të përfundojë një trajtim të shkurtër të terapisë me rrezatime dhe beson se do të kthehet më vonë gjatë vitit, më mirë se kurrë për të festuar”.
Olivia më herët kishte shtyrë gjysmën e parë e turneut, por ajo po planifikon të vazhdojë turneun më vonë këtë vit kur do të bëhet më mirë.