Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13:00 dhe në rend të ditës janë 7 pika. Mes pikave do të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.”

Projektvendimet që do shqyrtohen sot në KQZ

1.    Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr.7, Qarku Shkodër, dhe sekretarit të KZAZ-së nr.26, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.

2.    Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.

3.    Për miratimin e vëzhguesve afatshkutër të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.

4.    Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017. 

5.    Për miratimin e kritereve dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike.

6.    Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

7.    Për lirimin dhe emërimin e  disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.​