Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, njëherësh edhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste në qarkun Durrës, Milva Ekonomi, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative “Katund i Ri”.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Ekonomi theksoi se punësimi, dhe kryesisht punësimi i të rinjve, do të jetë në fokus të qeverisë mandatin e ardhshëm.
“Rritëm me 1 miliard euro investimet e huaja në 2016, dhe synimi është që të dyfishojmë këtë shifër gjatë mandatit të ardhshëm.
Si rezultat i këtyre reformave Shqiperia ka thithur më shumë investime të huaja, që japim mundësi për punësim, por ama mundësinë më të madhe për punësim ua sjellim të rinjve. Po investohet sot që të rinjtë të bëhen të aftë për punë në një treg pune gjithnjë e më bashkëkohor”, u shpreh Ekonomi.
Në programin e ardhshëm parashikohen të ngrihen 61 qendra të këshillimit për punësim dhe karrierë. Kandidatja për deputete nënvizoi gjithashtu se nëse nuk votojmë Partinë Socialiste, këto rezutate që janë arritur deri më tani do të zbehen dhe do të kthehemi pas. “Më datë 25 qershor, kur të shkoni për të votuar kujtoni që alternativa që ju përshtatet më shumë, për atë ҫka është bërë dhe ka qenë në drejtimin e duhur, është Partia Socialiste, që sheh nga e ardhmja me nje shtet modern, punësim dhe mirëqenie”, theksoi Ekonomi.





