Princi i Anglisë, WIlliam është rikthyer pas në kohë duke folur për vdekjen e nënës së tij në intervistën më prekëse të dhënë ndonjëherë, teksa merr pjesë në një album fotografik me familjen e tij për revistën GQ.

Duke pozuar në oborrin e shtëpisë së tyre, me qenin Lupo, dukeshën e Cambridge dhe fëmijet e tyre, George dhe Charlotte, ata duken një familje perfekte.

Princi William rrëfen jetën e tij familjare, dhe tregon se do të dëshironte shumë që nëna e tij Lady Diana të mund të takonte bashkëshorten dhe fëmijët, dhe se si në këto 20 vite akoma nuk është mësuar me vdekjen e saj.

“Do luftoj që familja ime të bëjë një jetë normale, nuk dua jetë të ekzagjeruar,” thotë Princi. “Do më pëlqente shumë të dëgjoja këshillat e nënës sime. Do doja të takonte gruan dhe fëmijët e mi, dhe t’i shihte teksa rriten. Kjo më mërzit shumë, fakti që ajo nuk është këtu me ne. Ajo nuk do ta dijë kurrë jetën time”.