Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një dyluftimi në "MMA". Pasi humbi ndeshjen keqas me kundërshtarin, lojtari rus Viktor Kichigin është goditur me shpullë nga nëna e tij e zemëruar, Anna Azovskaya, e cila është edhe menaxherja e tij njëkohësisht.Viktor, 22 vjeç, humbi keqas ndaj kundërshtarit Ruslan Yamanbae në Jekaterinburg të Rusisë. Fundi i ndeshjes e gjeti atë pothuajse të mbytur në gjak nga kundërshtari dhe përfundoi i shtrirë në tokë.

Gjatë gjithë betejës, nëna e tij shihej duke bërtitur vazhdimisht “ngrihu, ngrihu”. Pas disfatës dërrmuese, nëna shihet duke u kujdesur për plagët e Viktorit dhe më pas fillon të bërtasë dhe e godet në fytyrë. Viktor e la rrjetën dhe u largua para se rezultati të shpallej zyrtarisht.