Këngëtarja Manjola Nallbani mesa duket qenka një shefe e vërtetë në kuzhinë, aq shumë i pëlqejnë gatimet e saj të shoqit, saqë ky i fundit i ka dhuruar asaj një përparëse me mbishkrimin “Manjola, queen of the kitchen” (Manjola mbretëresha e kuzhinës).

Ndërsa këngëtarja e llastuar nga ky gjest i këndëshëm i bashkëshortit shkruan përbri fotos së postuar në Instagram: “Live nga shtëpia. Kur burri, të bën dhuratë këtë përparësen e gatimit ku shkruhet- Manjola – Queen of the kitchen. Hajde motivim hajde! Do e gdhi mbi tenxhere tani, u pa puna”.