Dihet tashmë prej kohësh, që ai është një ndër artistët më të mirëpaguar në trevat shqipfolëse, me një pasuri të konsiderueshme, që e vë atë në krah të disa prej biznesmenëve më të suksesshëm në vendin tonë.
Rigels Rajku, i njohur nga të gjithë si Noizy po hedh çdo ditë hapa të sigurt në botën e biznesit. Kështu pas disa blerjeve në pasuri në paluajtshme, Noizy po futet edhe në biznesin e jetës së natës, jo më si artist performues, por si sipërmarrës.
Sonte do të çelet në Durrës “Rigels Shisha Lounge” në pronësi të tij, pas kafenesë disa metra katrorë që e ka hapur vite më parë, shkruan “Revista Who”. Të dy këto biznese mbajnë emrin e Rigelsit dhe pritet që së shpejti ai ta shtrijë aktivitetin e tij edhe në Tiranë.
Lokali do të jetë i stacionuar në zonën e Plazhit, dhe sonte në eventin e hapjes do të jenë prezentë edhe disa personazhë të famshëm. Noizy shkruan në Instagram se hyrja do të jetë vetëm me ftesa për këtë mbrëmje.