Bie Tirana, për të parën herë në histori klubi më i titulluar në vend është në Kategorinë inferiore,falë barazimit 0-0 mbijeton Vllaznia. Finale e pamundur për tu përshkruar në Shkodër, ka gaz dhe lotë, gëzim dhe tragjedi, purgator dhe amshim, krenari dhe zhgënjim. Në fund një nga dy skuadrat më të vjetra në histori ka rënë pas finales në Loro Borici.Ishte plot stadiumi i veshur kuqeblu, fare pak tifozë të Tiranës me Fanatiks që mungojnë dhe në ndeshjen e jetës, ndeshje jete që reflektohet edhe në atmosferën e stadiumit. Gjykon Maxoleni, në fushë dy formacione me 4-3-3, Hebaj-Kalaja e Cinari para për Vllazninë, Ede-Taku-Merveille në tredhëmbëshin e Tiranës. Duhet vetëm një minutë për të parë kartonin e parë të verdhë për Krymin. Presion i jashtëzakonshëm edhë për dy trajnerët Armando Cungun e Mirel Josën. Nis më mirë ndeshja për Vllazninë që merr qarkullimin, me Kalajan që gjithsesi del huq në të 11-ën. Maxoleni konfirmon se nuk gënjehet kollaj në të 15 kur Hoxhallari kërkon një faull por mer të verdhën për simulim. Janë minutat e Vllaznisë, në të 20 krosim i Cinarit dhe Pjeshka godet para portës por arrin të devijojë me majat e gishtave Ilion Lika e më pas Turtulli. Më në fund shfaqet në minutën e 23 Tirana, me një tentativë të ndrojtur të Merveille gjithsesi. Në të 28 gabim i Akuah në fazën mbrojtjëse dhe Krymi përfiton për të pasuar për Cinarin që kërkon pa sukses finten e golit.Vllaznia ka frenat e lojës, janë shumë pak për Tiranën goditjet nga larg të Merveille, ndërkohë që nuk mungojnë edhe momentet e tensionit. Në të 36 Cinari provon me një silurë që shkon sipër traversës, ndërsa në të 44 është rradha e Arlind Kalaja që provon këtë herë nga brenda zonës por me të njëjtin rezultat. Në shtesë Taku pengohet në zonë dhe ka pretendime por të pajustifi8kuara për Maxolenin dhe mbyllet pa gola një pjesë e parë shumë më e mirë për Vllazninë. E dyta është tjetër histori me Tiranën që kthehet me tjetër frymë nga dhomat e zhveshjes, bardheblutë janë më agresive dhe spostohen në gjysmëfushën kundërshtare por e kanë të vështirë të gjejnë hapësuar, në të 61 Taku avancon në zonë por goditja finale është komplet e gabuar, pas 6minutash gjendet sërish në një situatë të favorshme por e tepron me mbvajtjen e topit që dërgon në duart e Selimajt, në të 67 Mosies bën mirë në krahun e majtë dhe Taku nuk arrin në takimin me topin është rasti i fundit për të pasi menjëherë më pas futet në fushë Kërciku në vend të tij.Tirana rrit presionin duke vënë në vështirësi serioze vendasit dhe në të 78 Krymi zëre se ka shënuar një gol duke i hequr Edeh një rast të pastër. Në minutën e 85 kanë mbaruar ndeshjet e Lacit dhe Flamurtarit, ska më iluzione, gjithcka luhet këtu. Natyrshëm Vllaznia luan dhe me kronometrin. Pjeshka konfrontohet me Cise në shtesë dhe arbitri nuk ngurron tu tregojë të dyve kartonin e kuq, në shtesë pothuajse nuk luhet por edhe sikur Tirana smund të bëjë në pak minuta atë që nuk bëri gjithë sezonin, ikonike fytyra e Mirel Josës në minuytën e 96. Cfarë nuk bëhet për të vonuar lojën Ky episod i Selimajt i denjë për të bërë xhiron e botës , cfarë nuk bëhet për mbijetesën dhe në fund e siguron Vllaznia. Vështirë të gjesh fjalë, Tirana ka rënë, harrojeni derbin e Shqipërisë, derbi i kryeqytetit është Partizani-Kamza.
Tirana bie nga kategoria
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit