Me gabime drejtshkrimore e ka nisur le të themi ‘karrierën’ e tij politike një prej kandidatëve për deputet në listat e PD-së për qarkun e Korçës.

Ky është Klevis Balliu, djali i botuesit Fahri Balliu, i cili kandidon si i katërti në listën e PD në Korçë. “Në mendimin tim mendoj”… shkruan ai në një status në rrjetet sociale. Për më tepër, “Shqipëri” e shkruan me “sh” të vogël dhe po ashtu edhe “Pogradec” me "p" të vogël.