Kryeministri Rama tërheq gjithmonë vëmendje me stilin e veshjes së tij. Shpeshherë atë e shohim të veshur me kostum, ndërsa poshtë xhaketës mban bluzë sportive me stampime të ndryshme.
Ky stil paksa i pazakontë është zgjedhja e përhershme në takime me elektoratin, udhëtime në Shqipëri dhe madje edhe jashtë shtetit.
Kujtojmë se para pak ditësh kreu i ekzekutivit u shfaq në takimin në Bruksel me Federica Mogherini-n dhe kryeministrat e Ballkanit me kostum, atlete dhe bluzë sportive poshtë xhaketës blu.
Kryetari i Bashkisë së natës së Tiranës, Briken Fejzullai, i njohur për stilin e tij, ka postuar një foto me Kryeministrin, ku Edi Rama është me një veshje klasike, ndërsa Brikeni me veshjen e tij tipike, që të sjell në mendje veshjet e Ramës sot. “Ishin vitet, kur vishej me kostum dhe kollare. Pastaj m'njofti mu… dhe gjithçka ndryshoi”, -ka shkruar ai me shaka, duke ‘shpjeguar’ kështu se nga është frymëzuar Rama për veshjen trendy.
Po ta shohim kryeministrin të bëjë edhe tatuazhe, atëherë mund të themi që Brikeni ka të drejtë.





