Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, sot ka konfiguruar ekipin e ri të ministrisë së Brendshme. Bie në sy që mes emrave të rinj të kabinetit është edhe ish-drejtori i policisë së Durrësit, Aleks Hajdari (në foton poshtë).

Ekipi i ri i Demirajt:

Minushe Lazaj – ish-sekretare e ish-ministrit Noka, këshilltare e Demirajt
Aleks Hajdari – ish-drejtor policie, këshilltar i Demirajt
Muhamet Rrumbullaku – ish-drejtor policie, këshilltar i ministrit
Lavdërim Lita – këshilltar
Aleksandër Çavo – ish-shef kabineti i Nishanit, sot shef kabineti i Demirajt
Mentor Beqja – këshilltar i Demirajt