Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka marrë dozën e saj të parë të vaksinës së koronavirusit, duke u bërë anëtarja e fundit e familjes mbretërore që vaksinohet.
Lajmin e bëri të ditur vetë 39-vjeçarja përmes një postimi në Twitter, ku shkruan:
“Kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun Shkencor të Londrës. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë ata që janë duke luajtur një pjesë në përhapjen e vaksinës, faleminderit për gjithçka që po bëni.”
Bashkëshorti i saj, Duka i Kembrixhit Princi William mori dozën e tij të parë javën e kaluar dhe zbuloi se ai e kishte kaluar virusin në prill të vitit të kaluar.





