Edhe dita e enjte do të mbetet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat gradualisht do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobëta, herë pas herë të shoqëruar me erë të fortë.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i vranët në ultësirën perëndimore, ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonat verilindore – juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.