Në qendër të qytetit të Vlorës është regjistruar pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë.

Të shtënat me armë zjarri në Sheshin e Flamurit kanë shkaktuar një të vrarë dhe një të plagosur.

Viktima e atentatit në Vlorë është drejtori i OSHEE-së së Vlorës, Roland Saliu. Ai mbeti i vrarë gjatë atentatit në një lokal në sheshin e Flamurit.

Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë nga një makinë. Ky mjet është gjetur i braktisur nga policia.

Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe një i plagosur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.