Vendi ynë është ‘shkundur’ nga tërmetet gjatë ditës së sotme. Plot 8 të tillë kanë shkaktuar panik tek njerëzit. 

Agjencia CSEM, që regjistron tërmetet e  fundit të rëna në botë, bën me dije se lëkundjet sizmike të forta u ndjenë 9 km në veri të Bulqizës, 40 km në verilindje të Tiranës dhe 24 km në jugperëndim të Peshkopisë.

Mësohet se lëkundja e parë është ndjerë në orën 02:17 të mëngjesit me magnitudë 2 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 10 km nga Ballshi.

I dyti ka rënë rreth 4 orë më pas, në 06:08 me epiqendër në fshatin Vinjoll të Burreli dhe magnidutë 2.2 ballë. Po kështu edhe 5 goditje të mëpasshme.

E treta ka rënë rreth orës 06:39 sërish 9 km në Juglindje të fshatit Vinjoll në Burrel me magnitudë 2.3 ballë.