Shtatë kg heroinë janë kapur në Bari mëngjesin e sotëm, në një automjet “Volkswagen”, i cili ishte nisur nga Durrësi.
Burimet nga Policia Kufitare kanë bërë me dije se kapja e 7 kg heroinë e pastër nga karabinierët italianë në Bari, ka vënë në alarm Policinë Kufitare dhe sektorin e narkotrafikut në portin më të madh të vendit.
Autoritetet italiane kënë vënë në dijeni policinë shqipatre dhe kanë bërë me dije nisjen e një hetimi, për vendin e origjinës së drogës, e destinacionin final, për pritësit e mallit dhe në përgjim janë vënë një sërë personash në Shqipëri e në Itali, të cilët kanë komunikuar me drejtuesin e “Volkswagen”-it të cilit iu kap droga.
Ndërsa të gjithë strukturat e të organizmat flasin për sasinë e madhe të hashashit që po trafikohet nga Shqipëria drejt Europës, drogat e forta ato që kanë edhe më shumë përfitime, pothuajse janë lënë në harresë.
Por drejtuesit e Policisë Vendore dhe Kufitare e drejtues të strukturave në varësi janë emëruar vetëm javët e fundit nga ish-ministri i Brendshëm Xhafaj i cili u vuri “rruspën” kastës së vjetër, pasi u kapën 10 tonë drogë në portet italiane që kish kaluar nga Durrësi.
Kapja e 7 kg heroinë në Bari është një sinjal i fortë se alarmi i dhënë për hashashin, u ka dhënë dorë të lirë trafikantëve për të kaluar drogat e forta.
Mësohet se një hetim ka nisur për drogën e kapur në Bari. 18 inspektorë të policisë kufitare, të doganës, antidrogës etj., janë pas keurave duke u përballur në gjykatë, për shpërdorim detyre, nuk dihet nëse do të ketë të tjerë të arrestuar për heroinën e kapur në Bari.





