Ajo u akuzua se shkatërroi padashur eventin e modës që organizoi Alketa Vejsiu.
Bëhet fjalë për bashkëshorten e kryeministrin Rama, Lindën. Ajo ka thyer kodin e veshjes që kërkonte eventi i organizuar nga Vejsiu.
Ndërkohë që të gjithë duhej të visheshin me ngjyrë pastel , veshja e Linda Ramës mbante ngjyrën e zezë.
Megjithatë edhe Alketa e ka dhënë reagimin e saj për këtë cështje. E pyetur nga Floriana Garo se cfarë mendonte për veshjen e shumëpërfolur të Linda Ramës në eventin e saj, ajo tha:
“Për personazhe si Linda Rama nuk përbën problem ngjyra e veshjes. Sigurisht që personazhe si ajo janë larg kësaj industrie, por më bën periferik në këto momente kodi i veshjes së saj”. –ka pohuar Alketa duke pohuar se prania e saj justifikonte këtë parregullsi.