Kënga e re e Besa Kokëdhimës, në bashkëpunim me Elinel “Mos m’le me ra” pritej të ishte një prej pikave kulminante të mbrëmjes finale të “The Voice 6”, por për fat të keq nuk ndodhi të ishte kështu.

Reperi nga Kosova, ende pa nisur mirë performancën, u largua nga skena duke e lënë vetëm Besën të përfundonte pjesën e saj. Të gjithë e kuptuan që diçka ndodhi me reperin, disa dyshuan se ai harroi tekstin. Pyetjet e vazhdueshme edhe në rrjetet sociale e kanë detyruar reperin të sqarojë dhe të kërkojë ndjesë për situatën në skenë. Ai tha 'Shit' (m..) dhe u largua menjëherë.

Pak pas finales së “The Voice”, Elinel ka kërkuar ndjesë duke u ndalur më së shumti te Besa. Ai shkruan se është pushtuar nga emocionet dhe nuk ka mundur ta vazhdojë këngën.

Pas kësaj ndjese, Besa nuk ka bërë asnjë reagim.