Florian Binaj, aktori i njohur i Portokallisë tregon historinë me gjyshen në kohën e 1997-s, kur ishte hequr sikur e kishte goditur një plumb qorr.

“Në 1997-tën isha 12 vjeç dhe mirë që rrinim të mbyllur në shtëpi, po mbyllnim edhe dritaret. Unë isha vetëm me nënën dhe ajo po tirrte lesh. Ca bëra, hapa dritaren, mora një stilolaps hapa një vrimë tek bluza, hodha pak bojë të kuqe dhe rrëzova komodinën.

Loli thërriste nëna nga ana tjetër hiç unë, pasi më thirri disa herë erdhi afër meje dhe i shkuli flokët, duke thënë pse more atë dhe jo mua. Kur mua më ra një tufë flokësh në fytyrë dhe fillova të qeshja ajo më pa dhe filloi të thoshte, “Vdeksh pse s’vdiqe ishalla”. Nga ky episod i pakëndshëm gjyshja mbajti shami tre muaj sa i dolën flokët e reja”, ka thënë duke qeshur Florian Binaj në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj.