E ftuar në emisionin “Prive”, Xheraldina Vula, e ëma e Ledrit ka folur rreth marrëdhënies së saj me, Sarën, partneren e të birit.

Çifti janë prindër të një vogëlusheje, të cilën e kanë quajtur Poem Blu, por gjyshja e saj është rikthyer pas në kohë duke treguar  momentin e parë që e ka parë “nusen”.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ledri nuk më ka treguar që do të vinte me Sarën. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Më tha “nëna, shkoni ju, po vij unë më vonë”. Në lokal hyri një vajzë dhe unë thash “çfarë vajze e bukur, si sheqer qenka”.

Nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. E veshur jeshil, një fustan jeshil i bukur, ata sy jeshil të bukur, e buzëqeshur e pak si e ndrojtur. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e solli aty mendova kjo është diçka më serioze.

Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm “mirëdita çfarë bën”, rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëjë muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të bëjmë diçka bashkë.

Ka një ngrohtësi, që ti do s’do, të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret “Pashule”, më lë vazjën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll”,- tha Xheraldina.