Ata janë ndër moderatorët më të mirë në Shqipëri, por ndër të tjera dhe miq të vjetër e të pandarë.

Arbana Osmani dhe Ledion Liço nuk e kanë humbur traditën e vjetër të të qenurit pranë njëri-tjetrit në ngjarjet e tyre të mëdha mediatike, në fillimet apo në finalet e programeve që drejtojnë. 

Nuk mund të mungonte një urim dhe një përqafim i ngrohtë nga Arbana në këtë finale të ‘The Voice’ drejtuar nga miku i saj. 

Ledion Liço ndahet nga dashuria e tij e dytë, prezantimi i këtij talent show, për tu kthyer ndoshta në një sezon tjetër të 'The Voice'.