Ish-kryetarja e parlamentit të Shqipqrisë ka rrëfyer jetën e saj jashtë kornizave të politikës. Jozefina Topalli në një intervistë për InTv ka folur për atë pjesë të jetës së saj për të cilën pak kush mund të ketë dëgjuar.

Jeta e saj në një fshat në statusin e personit të internuar në kohën e komunizmit e ka përballur atë me shumë vështirësi. Mungesën ekstreme të të ushqyerit dhe mundin e grave. Një jetë që gjithë shqiptarët e kanë përjetuar. Mungesën e lirisë, por më kryesorja ka qenë mungesa e ushqimit.

Topalli ka rrëfyer për jetën e familjarëve të saj në burgjet e internimit dhe ekzekutimin e njerëzve të familjes së saj.

‘Ekzekutimi i xhaxhait, i cili është idhulli i jetës time, shëmbëlltyrë e jetës së tij. Tre xhaxhallarëët e mi janë dënuar me pushkatim. Babi im që ka qenë një nga themeluesit e Bankës së shtetit dhe halla ime u internuan.’– rrëfen Topalli.

Ajo tregon gjithashtu se rrjedh nga një familje shumë e pasur.

Gjyshi im ka pasur pesë fëmijë dhe i ka dërguar jashtë shtetit për studime. Fotografia e tij qëndronte gjithnjë në tavolinë.

Topalli gjithashtu ka treguar se si gjyshja e saj i mësoi literaturën e huaj italiane dhe të fliste gjuhe të huaja.