Kryeministri Edi Rama ka treguar këtë të premte në korçë, një sekret që shumë pak persona e dinin, korçaren e tij të preferuar dhe femrën e parë me origjinë nga “Franca e Vogël” që ai ka njohur.

Rama është shprehur se e para korçare që ai ka njohur ka qenë Zamira Kita, aktorja e njohur, e cila tashmë është pjesë e PS-së. Madje Rama, teksa tregonte “sekretin” tha se kur e pa për herë të parë nuk iu ndanin sytë prej saj.

“Kjo është korçarka e parë që unë kam njohur në jetë, dikur në Akademinë e Arteve… edhe më rrinin sytë tek Zamira, dhe asnjëherë nuk u afruam derisa na afroi PS” – tha Rama.