Ish e dashura e Majk, Majlinda Zeka më fund ka sjellë në jetë djalin e saj. Lajmin për ardhjen në jetë të djalit të saj e ka bërë vetë Majlinda përmes një postimi në Instagram. 23-vjeçarja ka postuar foto të djalit të porsalindur, ku bashkangjitur fotos shkruan se çdo sakrificë që ajo ka bërë për të ia vlen. Ajo ka zbuluar edhe emrin e djalit të saj, të cilin ka vendosur ta quajë Roan.

“Çdo sakrificë për ty ia vlen! Mirë se erdhe në jetë Roan. Falemnderit Allah”,- ky është postimi i Majlindës në Instagram.