Në Mbretërinë e Bashkuar nuk flitet tjetër veçse për dasmën e motres së Dukeshës, Kate, e cila do të zhvillohet më 20 maj.
Duhen edhe pak ditë në prag të martesës më të pritshme në Britaninë e Madhe, dasma mes Pippa Middleton dhe James Matthewse. Motra e dukeshës së Kembrixhit është në pritje, gjithçka është gati, të ftuarit kanë përgatitur veshjet dhe fustani i nuses është varur në dollap gati për t’u veshur.
Ju njohim me detajet e ngjarjes më të rëndësishme të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.
Pipa dhe bankieri anglez janë duke organizuar një dasmë përrallore. Por sa do të kushtojë një dasmë e tillë?
Në pritjen e dasmës, e cila do të zhvillohet në shtëpinë e prindërve të Pippa-së, në Englefield janë rreth 300 të ftuar. Gjithçka është realizuar në një “serë” ndërtimi i së cilës kushton 11 500 euro.
Fustani i nusërisë shkon 11 500€. Giles Deacon mbetet stilisti që dizenjoi fustanet e motrës së Dukeshës. Velloja kushton 2 300 euro, për të cilët gjithashtu është kujdesur, Stephen Jones.
Parukierja 350 €. Amanda Cook Tucker, e cila ka qënë gjithmonë parukierja e Pipa-s do të merret edhe këtë herë me look-n e saj.
Makeup 1700 €. Sarà Hannah Martin do të kujdeset për make –up-in nuses
Unazat kushtojnë plot 23 000 €. Pipa ka zgjedhur një unazë me diamant, ndërsa James një unazë platin dhe të dyja janë të firmës, Cartier
Fustanet e shoqëruesve të nuses 2 500€. Veshjet e dy princërve të vegjël, George dhe Charlotte kushtojnë 2 000€. Kostumi i dhëndrit kushton 7000€.
Catering-u 80 000€. Pijet do të arrijnë tek 20 mijë euro. Ndërsa dekori me lule kushton jo me pak se 18 700€. Fotografi 4 100 €. Kameramani rreth 4.600 €. Torta madhështore e dasmës do të kushtojë 3 mijë euro. Ftesat e dasmës kushtuan 6 000 €.
Por për të pasur këmbë sa më të bukura Pipa është ushtuar në palestër, abonimi i së cilës kushtoi 65 000 euro. Orkestra që do të luajë në dasmë do të marrë 7900 euro. Për të mbërritur në altarin e Kishës, St. Mark’s Church, në Berkshire nusja duhet të paguajë, 525 euro.
Dekoracione të tjera rreth 7000 mijë euro. Konfetat me karamele për të gjithë të ftuarit do të kushtojnë 800 euro. Ndërsa tualetet e reja qe u ndërtuan për rastin në fjalë do të kushtojnë 4 600 €. Dhe në fund në dasmë nuk do të mungojnë edhe animatorët që do të kushtojnë 1740 euro. Pra po t’i mbedhim të gjitha dasma madhështore do të kushtojë plot. 389 315€.