Rasheli është padyshim një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar dhe bie gjithmonë në sy teksa shoqëron Ermal Mamaqin në emisionin e tij “Xing me Ermalin”. Hovi i popullaritetit të saj në vendin tonë dhe jo vetëm, ishte shumë i shpejtë dhe tashmë ajo numëron rreth 111 mijë ndjekës në Instagram, të cilëve ka shumë “potencial” për t’iu ofruar.

Herë herë, Rasheli “eklipson” batutat e Ermal Mamaqit me bukurinë dhe format e saj të kolme, por si e bëri për vete ajo Ermalin, për tu bërë më vonë pjesë e emisionit të tij?

Artisti dhe moderatori tregon për ‘Xing.al’ se Rashelin për herë të parë e ka parë tek ‘Top Show’ ku ajo ishte ndër të ftuarit e asaj mbrëmjeje. “E gjeta Rashelin tek shtëpia e Alban Dudushit, aty më pëlqeu sjellja e saj para kamerave dhe vendosa ta marr në emisionin tim” shprehet Ermal Mamaqi.

Puntata në fjalë është e 7 tetorit të vitit të kaluar ku Rashel ishte ftuar të fliste për eksperiencën dhe pasionin e saj për sportet dhe kickboxing në veçanti.