Ata janë një nga çiftet e dashuruar më të përfolur në media.
Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha kanë pohuar se janë duke bashkëjetuar, por nuk kanë përcaktuar një datë martese.
Armina ka pohuar se ka marrë unazën e fejesës, e cila është shumë e veçantë dhe nuk preferon ta mbajë gjatë gjithë kohës vetëm me raste shumë të veçanta.
Por këtë herë Armina ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj në Insta Story. Ajo ka publikuar dorën e saj të majtë, tek e cila mban një unazë në formë rrethi martese.
Të jenë duke bërë përgatitjet e dasmës dhe e kanë mbajtur kaq shumë sekret…?