Monica Bellucci ka realizuar mbrëmë një hapje spektakolare të Festivalit të Filmit në Kanë.
Festivali drejtohet nga regjisori Pedro Almodovar, i cili gjatë fjalimit e krahasoi atë me një femër, bukuria e së cilës nuk është te rinia, por te shpirti i saj.
“Jam shumë e lumtur që këtë vit janë 12 filma të realizuar nga regjisori, i cili është njëkohësisht dhe presidenti i jurisë dhe është një person që i pëlqen femrat dhe që në posterin e festivalit është Claudia Cardinale”- ka thënë aktorja italiane gjatë një fjalimi i shkurtër.
Momenti kulminant i mbrëmjes ishte kur 52-vjeçarja dhe komediani Alex Lutz, pas një tangoje të mrekullueshme, shkëmbyen një puthje pasionante.
Bellucci ka treguar se është përgatitur shumë për këtë ceremoni, por ka gjëra që i janë lënë spontanitetit. Pas puthjes, ajo ka ecur drejt jurisë ku ka përshendetur të gjitha anëtarët, duke nisur me regjisorin Pedro Almodovar.





