Katër ushtarë kanë humbur jetën në një stërvitje ushtarake të Indonezisë në Detin e Kinës Jugore, pasi një top ka pësuar defekt dhe ka shtënë vetvetiu.
Sipas gazetës “Jakarta Post”, gjatë stërvitjes ushtarake në rajonin Tanjung Datuk të ishujve Riau në Detin e Kinës Jugore, një top i prodhimit kinez ka pësuar defekt dhe ka shtënë vetvetiu.
Si pasojë e aksidentit, katër ushtarë kanë humbur jetën, kurse tetë të tjerë janë plagosur.