Ortensia e njohur në gjuhën popullore si lulebore i përket familjes Hydrangeacaeae dhe ka origjinë aziatike. Në Kinë prodhohen 33 specie  l’Hydrangea , por më e përhapura në botë është Hydrangea macrophylla ose Hydrangea japoneze. Për këtë arsye lulebora është quajtur edhe si “trëndafili i Japonisë”.  

Në gjuhën kineze ortensia quhet “lulja e 8 të pavdekshmëve”.

Përsa i përket origjinës së emrit ortensia, ekzistojnë versione të ndryshme. Natyralisti francez Philibert Commerson, në vitet 1700 e emërtoi lulen ortensia, pasi u frymëzua nga e dashura e tij, Hortense Barrè, që e kishte shoqëruar përgjatë gjithë ekspeditës e veshur si burrë.

Domethënia e ortensias në gjuhën e luleve

Në gjuhën e luleve çdo bimë përcjell një mesazh për personin që e merr atë. Në përgjithësi lulebora dhurohet për të simbolizuar lindjen e dashurisë së parë, ose një dashurie që po lind, apo rikthimin e një dashurie të së shkuarës.

Domethënia e ortensias varion edhe në bazë të ngjyrave.

Një buqetë luleborash të bardha simbolizon lindjen e një dashurie të sinqertë dhe tregon se të gjitha mendimet vërtiten rreth personit të zemrës.

Image result for ortensie blu

Nëse lulet janë blu, simbolizojnë karakterin tekanjoz të personit të zemrës dhe dashuri të thellë.

Image result for ortensie blu

Nëse dhuroni një buqetë me lulebora ngjyrë rozë përcillni mesazhin se personi që e merr është i vetmi që doni dhe është një ftesë e hapur për të përfituar nga gëzimi i dashurisë. 

Image result for ortensie rosa

R.O.