Daja i 15-vjeçares Blerta Pepa që ndërroi jetë gjatë operacionit, tregon se spitali privat iu dha garanci të plotë por mbesa humbi jetën nga papërgjegjshmëria që u tregua nga stafi i mjekëve.

Sipas dajës Liro Likaj, vajza duhej të operohej në orën 10:00 dhe operacioni iu shty për në orën 19:30.

Blerta Pepa humbi jeten gjate mesnatës pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në një spital privat. Pas ngjarjes, mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie.

Reagimi i dajës së viktimës (i pakorrektuar): 

"Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu i Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16-vjeçare mengjesin e sotem, ne spitakin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.
Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktorri I huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.
Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe shqiperine qe nje gjeni e vogen si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.
Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe perfjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot.
Duam drejtesi".