Një episod i pakëndshëm dhune ka ndodhur ditën e sotme gjatë zhvillimit të ndeshjes Flamurtari-Partizani.

Raportohet se ka patur incidente mes dy tifozerive.

Kështu tifozët e Partizanit kanë shkulur stolat nga vendi dhe i kanë hedhur në fushë, ndërsa nga ana tjetër tifozët e Flamurtarit nga jashtë stadiumit kanë qëlluar me gurë në drejtim të tifozëve të Partizanit.

Nuk ka ende ndonjë arsye për këtë shpërthim dhune, por mësohet se ndeshja është ndërprerë në minutën e 70-të. Më pas ka rifilluar përsëri dhe rezultati përfundimtar doli 1-1.