Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë për sekuestron e pasurisë së deputetit Alfred Peza, ndërsa aksionet prej 1.1 miliardë lekësh pranë një banke të nivelit të dytë do të mbete të sekuestruara pasi për to Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më parë masën e sekuestros sipas ligjit antimafia.
E kontaktuar nga Report Tv, Prokuroria sqaroi se kërkesa në Gjykatën e Lartë ishte vetëm për veprën penale të pastrimit të parave.
Vendimi për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë të paraqitur në Gjykatën e Lartë për veprën penale pastrim parash është marrë nga Kolegji Penal ndërsa ende nuk është bërë publik argumentimi i këtij vendimi.
Më 13 prill 2017, Prokuroria i depozitoi kërkesë krimeve të rënda në zbatim të ligjit antimafia ndërsa kjo gjykatë e miratoi kërkesën deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj deputetit socialist.
Ndaj deputetit Peza, Prokuroria e Përgjithshme po kryen hetime për mospagim taksash, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Peza ka reaguar disa herë duke deklaruar se ai me bashkëshorten pasurinë e ka vënë në mënyrë të ligjshme dhe ky proces është sulm ndaj tij.
Sekuestrimi i pasurisë së Pezës Gjykata e Lartë rrëzon Prokurorinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Durrës
Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Durrës (VIDEO)
Paralajmërimi i FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes!
Ofendoi në rrjetet sociale personazhin “Fire”, tiktokerja shqiptare dhunohet brutalisht





