Një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për dhunë në familje. Gentian Çoçka, ka rrahur nënën e tij dhe e moshuara ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërravë, të Pogradecit, ndërsa policia arriti të bëjë të mundur arrestimin në një kohë të shkurtër të autorit të ngjarjes.
“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 14.05.2017, ky shtetas në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, nënën e tij shtetasen D.Ç, e cila ndodhet në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve,” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”.





