Si shumë personazhe të ndryshëm dhe interesantë, të cilët spikatën në emisionin më të ndjekur siç ishte “Përputhen” është dhe njëra prej vajzave më të komentura Sindi Loçi.

E ftuar në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, ajo rrëfeu rreth eksperiencës së saj në “Përputhen, por edhe rreth jetës personale. Sindi, veçse një vajzë e bukur që ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve, është edhe po aq e talentuar.

E pyetur nga drejtuesja e emisionit Sidorela Gjoni sesi doli nga “Përputhen” pa një këngë, ndërkohë që konkurrentët e tjerë kanë “pushtuar” tregun duke bërë hite dhe koncerte njëhkohësisht, Sindi shtoi se nuk e ndjen veten akoma të përgatitur për ta quajtur veten këngëtare.

“Ky koment kaq i përsëritur edhe në instagramin tim e në të gjithë ata që më ndjekin dhe të them të drejtën për këngë është dëshira. Dua që në momentin që unë ta bëj këtë këngë të jem në momentin e duhur dhe të jem e përgatitur, të jem në nivelin e duhur për ta quajtur veten këngëtare. Pra do më duhej shumë përgatitje në fillim. Nuk preferoj që të nxjerr një këngë që thjesht të dukem në qëndër të vëmendjes, mos më harrojnë njerëzit. Unë mendoj se hobin duhet ta ndjekin të gjithë, por të dimë se çfarë të ndjekim. Nuk e di është herët…  për këngë”, tha Sindi.