Pas mbajtjes së protestës së opozitës nën drejtimin e kryedemokratit Basha, mediat e huaja raportojnë lajmin.
Sipas ABC News dhe Washigton Post, mijëra shqiptarë iu bashkuan protestës që kulmoi në mesditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
“Opozita e Shqipërisë nisi të shtunën një protestë kombëtare duke kërkuar qeveri teknike qe do te garantoje zgjedhjet e lira e te ndershme ne vend”– shkruajne mediat e huaja.
Disa mijëra protestues mbushën sheshin kryesor, bulevardin “Dëshmoret e Kombit” dhe pjesën përpara zyrës së kryeministrit Rama.
Pjesa përpara kryeministrisë ruhej nga qindra policë, kurse shumë rrugë janë bllokuar përkohësisht.
Mediat e huaja ndalen edhe në paraqitjen e veçantë te Bashes, që në nisje te protestës, shoqëruar nga gruaja dhe dy vajzat, e më pas edhe në mesazhet që dha me fjalën e tij.





