Ngjyra, freski, shije e aromë fantastike. Frutat dhe perimet janë dy nga produktet ushqimore më të shëndetshme dhe këtë fakt tanimë e njohim që të gjithë.

 Ato janë burime të sigurta të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, të cilat trupit tonë i nevojiten që të funksionojë siç duhet.

Duke qenë se shumë nga ne nuk mund të arrijmë dot sasinë e rekomanduar ditore të frutave e perimeve, një nga zgjidhjet më të lehta është konsumimi i lëngut të tyre.

Ndaj AgroWeb.org në bashkëpunim me kompaninë Frutomania sugjeron për lexuesit disa nga kombinimet unike për shëndetin e plotë të organizmit.

Edhe pse e gjithë gama me 12 shije frutash e perimesh që Frutomania ka në treg, janë të cilësisë më të lartë, ne sot do të përqendrohemi tek katër kombinimet më interesante.

Nëse po pyesni veten se cilat janë, mjafton të lexoni më poshtë dhe do të zbuloni rreth këtyre lëngjeve të freskëta me disa nga vlerat shëndetësore më kryesore.

Pak karrotë, panxhar, brokoli e spinaq për një grusht fibrash

Një nga vlerat e sigurta tek lëngjet e Frutomanisë është pikërisht ruajtja e fibrave. Këto produkte, sidomos kombinimi i lartpërmendur me perime, janë të pasura me fibër e cila ndihmon në balancimin e baktereve të mira në sistemin tretës.

Nga ana tjetër lëngu i perimeve ndihmon të gjithë ata që kërkojnë të rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak pikërisht falë fibrave të patretshme.

Ndaj nëse dëshironi që të përshpejtoni metabolizmin, të siguroni që trupi juaj të ketë nivelet e duhura të sheqerit dhe të ulni kolesterolin shijoni pikërisht këtë pije.

Ngjyrat e errëta për më shumë antioksidantë

Siç e dimë frutat dhe perimet me ngjyrë të errët, siç janë panxhari dhe frutat e pyllit, janë plot me antioksidantë.

Por me të drejtë mund të pyesni përse ky kombinim është kaq i rëndësishëm? Epo antioksidantët që gjenden tek ky lëng i sapo shtrydhur parandalojnë dëmtimin e qelizave.

 Kështu duke shijuar një pije perfekte ju do të jeni duke mbrojtur organizmin tuaj por edhe duke nxitur rigjenerimin e qelizave.

Pa sheqer të shtuar për të ruajtur peshën tuaj ideale

Lëngjet e Frutomanisë janë të prodhuar vetëm me sheqerin që frutat përmbajnë, pa asnjë përqindje të shtuar gjatë përpunimit. Ndaj janë të sigurt për t’u shijuar edhe kur doni të ruani peshën tuaj apo të humbisni disa kilogramë.

Për më tepër, kjo kompani ka krijuar edhe kombinimin e dedikuar pikërisht tek pesha. Bëhet fjalë për lëngun e xhenxhefilit, limonit dhe mentes.

Tre përbërës të njohur për vlerat e tyre në djegien e yndyrnave por edhe në rritjen metabolizmit. Ndaj ju mund të largoni dhjamin kokëfortë duke kënaqur shqisat tuaja me shijen e mrekullueshme Frutomania.

Si mund të mos përmendnim hidratimin!?

Nga produktet më unike të kësaj kompanie, vjen lëngu i aronias. Kjo bimë medicinale e cila ka në brezin e saj plot vlera që fillojnë nga qarkullimi i gjakut e deri tek forcimi i sistemit imunitar.

Por me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, një nga vlerat më të rëndësishme të këtij lëngu është hidratimi. Kur kokrrat e aronias shtrydhen në temperatura të ulëta, ato ruajnë të gjithë sasinë e ujit të frutit.

Kështu trupi ka depozitat e duhura për të prodhuar energjinë që ju duhet për të vazhduar me përditshmërinë tuaj.

Ndaj mos u mendoni gjatë për të shijuar këto lëngje natyrale, pasi janë krijuar që të ndihmojnë organizmin tuaj dhe të të vegjëlve tuaj të jetë i shëndetshëm e i fortë në çdo kohë.

Mund t’i gjeni në çdo dyqan apo market, por tanimë edhe në bare apo lokale në qytetin tuaj.

Kërkoni për shishet me etiketat e veçanta që ju tregojnë madje edhe sa fruta apo perime ka lëngu juaj, dhe jepini kënaqësi momenteve tuaja me Frutomania./AgroWeb.org