Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka goditur një tjetër rast të prodhimit të lëndëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur që në një banesë në Fushë-Krujë të sekuestrohen 38 kg kanabis sativa dhe krehëra me fishekë.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit A.Xh. 42 vjeç, banues në Fushë- Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 38 kg lëndë narkotike e  dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe 3 krehëra me 41 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar në nenet 283 dhe 278/4 të Kodit Penal.