Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, rezulton me të ardhura modeste, për vitin që lamë pas. Duka deklaron 734 873 lekë gjendje në llogarinë e pagës, 3 215 844 lekë të ardhura dhe përfitime si deputet dhe 41 800 lekë të ardhura të bashkëshortes Fatbjana Duka nga paga në shoqërinë ‘A.I.B.A KOMPANI’.

Deklarata e pasurisë së Agron Dukës, kreu i PAA

Gjendja e llogarisë së pagës, 734 873 lekë. Gjendja e llogarisë së kartës së kreditit, 39 602 lekë. Të ardhura dhe përfitime si deputet, 3 215 844 lekë.

Bashkëshortja Fatbjana Duka, të ardhura nga paga në shoqërinë ‘A.I.B.A KOMPANI”, 41 800 lekë.

Vajza, Eva Duka, llogaria e pagës, 99 264 lekë. Paga si administratore në shoqërinë ‘ECO MARKET’, 1 062 144 lekë.

Andi Duka, djali, paga si specialist në shoqërinë ‘ECO MARKET’, 600 000 lekë.