Antitrust kishte nisur dy hetime paraprake në tetor, dhe pavarësisht bllokimit të shpërndarjes së të dhënave mes WhatsApp dhe Facebook, pak më vonë, hetimet vazhduan.
Tetë muaj më vonë vjen dhe vendimi: një gjobë për platformën e mesazheve, rreth 3 milionë euro. Kështu bëhet e ditur në një shënim të Autoritetit Anitrust, garantit të konkurrencës në treg.
Platforma e mesazheve, e blerë nga Mark Zuckerberg në 2014, në gusht të vitit të kaluar përditësoi rregullat e tij. Në procedimin e parë, “është e papranueshme që kompania u ka kërkuar përdoruesve të WhatsApp Messenger të pranojnë shpërndarjen e të dhënave me Facebook, duke u lënë të besohet se përndryshe do të ishte e pamundur të vazhdoje me përdorimin e aplikacionit”.
Gjoba është për propozimin kontraktual të grupit amerikan për përdoruesit e shërbimit. Edhe kjo iu nënshtrua hetimit dhe u arrit në përfundimin se “kishte vlerësim të padrejtë të dispozitave”.
WhatsApp, 3 milionë euro gjobë në Itali
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Netanyahu: Izraeli përgatitet të zgjerojë operacionet ushtarake në Liban
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të popullsisë që pi duhan
Salianji për Deutche Welle: Me Berishën në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet!
Berisha sulmon sërish Salianjin: Rama infiltroi në PD përfaqësuesin e organizatave kriminale





