Kina do të hapë dyert e saj për mishin amerikan dhe do t’u lejojë kompanive amerikane të sjellin në vend gazin natyral, ndërkohë që së shpejti mishi i pulës kineze do të mund të hyjë në tregun amerikan.
Kështu parashikon një marrëveshje tregtare e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pas takimit mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jonping prillin e kaluar, në kompleksin turistik në Florida.
Për sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, ky është një “rezultat i herkulian”, i arritur në kohë rekord.
Marrëveshja dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është prezantuar nga administrata amerikane si një hap domethënës për të nxitur eksportin e Amerikës, përveç se shkurton distancën me ekonominë e dytë më të fuqishme botërore.
Në veçanti, marrëveshja prek edhe një seri barrierash në fusha që variojnë nga agrikultura dhe energjia deri tek operimi në Kinë i kompanive financiare amerikane.
Kina hap dyert për mishin dhe gazin amerikan
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Plani europian për reformën e sistemit të imigracionit, 70 organizata joqeveritare dalin kundër: Një kërcënim i ngjashëm me ICE-n në SHBA
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin brenda një seance me 66 vota!
Arbitri i Inter-Juventus drejt pezullimit për 1 muaj, denoncon kërcënime me vdekje
EMRI/ I mori 700 euro të burgosurit për leje, GJKKO jep dënimin për ish-shefin e regjimit





