Këto janë 5 çiftet e showbizzit shqiptar ku femra mbizotëron me moshë, por njëkohësisht tregojnë se kjo diferencë nuk ndikon aspak në jetëgjatësisë së kësaj marrëdhënie.
Skerdi dhe Aurela Gaçe– Skerdi dhe Aurela njiheshin prej vitesh dhe këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj.
Thuhet se Skerdi është rreth gjashtë vite më e i vogël se Aurela edhe pse ajo vetë pranon diferencën vetëm prej dy vitesh. Megjithatë kjo pak rëndësi ka, pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.
Gerta Heta dhe Matko– E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta nuk ngurron të tregojë rreth historisë së dashurisë së saj me Matkon.
Një dashuri që i trokiti atëherë kur nuk e priste, rezultoi të ishte ajo e duhura edhe pse pesë vite më e madhe se partneri. Por kjo nuk ndryshon asgjë në dashurinë e tyre, madje rritet çdo ditë bashkë me dy dashuritë e tjera të tyre, vajzat. Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë.
Ami dhe Ermali– Ata janë të dy në një moshë pasi kanë lindur që të dy në të njëjtin vit dhe madje edhe në të njëtin muaj, mars. Por diferenca mes tyre është çështje ditësh, 11 ditë më e madhe Ami se Ermali. Martesa e moderatores me aktorin e humorit ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë, madje edhe një shembull i çiftit të lumtur të cilët përpos angazhimeve të shumta, e ruajnë harmoninë mes tyre. Madje ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla pasi kanë marrë hijen e njëri-tjetrit. Sot ata gëzojnë një dashuri të shëndoshë bashkë me djalin e tyre, Joelin.
Çiljeta dhe Alban Hoxha– Janë çifti më i ri në shoëbiz. Edhe pse shoqëroheshin bashkë, ata heshtnin për ta thënë me zë të lartë dashurinë e tyre. Por më në fund iu dorëzuan ndjenjave dhe këngëtarja seksi bashkë me portierin e Partizanit e pranuan se ishin në një lidhje. Lidhje kjo që nuk ndikohet aspak nga diferenca e tyre në moshë duke qenë se Çili (32 vjeç) është tre vite më madhe se Albani (29 vjeç).
Silva Gunbardhi dhe Dafi– Edhe pse këngëtarja Silva Gunbardhi është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali.
Soni Malaj dhe Klevi– Divorcin me balerinin italian, Mirko Luccarelli, këngëtarja Soni Malaj e cilësoi si tragjedi të vërtetë në jetën e saj, që do të thotë e kishte përjetuar shumë fort. Por, pas çdo fundi ka një fillim të ri, edhe për jetën sentimentale të Sonit.
Ajo bashkëjeton në Tiranë me të dashurin e saj Klevin dhe vajzën nga martesa me Mirkon, Annën. Megjithëse është më e madhe se partneri i saj, Soni dhe Klevi duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.