Për disa deputetë, paga si ligjvënës, zë një peshë të papërfillshme në raport me shpenzimet dhe të ardhurat e përgjithshme vjetore. 

Por kjo nuk mund të thuhet për deputetin Fidel Ylli, i cili vetëm nga dhënia e shtëpive me qira ka futur në xhep jo pak, por 4 324 800 lekë, gjatë vitit 2016.

Kujtojmë se Fidel Ylli këtë vit është përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të qarkut të Durrësit, duke u pozicionuar në vend të tretë, një vend ky që i garanton një mandat të ri në legjislaturën e ardhshme parlamentare.  

Fidel Ylli, deputet i PS, deklarata e pasurisë, viti 2016

Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive, 4 324 800 lekë.

Llogari në lekë, 1 144 867 lekë.

Shtuar depozita, 4 746 euro.

Pakësuar llogaria, 18 831 euro.

Shitje makine, 2 200 000 lekë.

Shitje apartamenti, 80 m2, 9 500 000 lekë.

Shkëmbim arë me sip. 1330 m2, në Voskopojë.

Shtuar vlera cash, 10 414 745 lekë.

Paga si deputet, 2 357 766 lekë.

Paga e bashkëshortes, 284 800 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes, 21 mijë USD.

Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpive, 4 324 800 lekë.

Të ardhura nga puna e vajzës, 19 mijë USD.

Detyrim ndaj shoqërisë…, 39 mijë euro.

Marrje hua, 100 mijë euro.

Bashkëshortja, Anita Ylli, llogari rrjedhëse, 284 054 lekë.

Të ardhura nga puna si mësuese në Shkollën në Distriktin e Kolumbias, 21 mijë USD.