1800 paund për një biletë në “Haëthorns” sot, në orën 21:00. Çelsi mund të kurorëzohet kampion në Angli, në rast se fiton ndaj Uest Bromuiçit në transfertë dhe tregu i zi ka lulëzuar nga ofertat e çmendura.Nëse një tifoz kërkon që ta ndjekë skuadrën e tij nga stadiumi, do të duhet ta paguajë një biletë që kushton 30 paund, deri në shifrën e pabesueshme të 1.800 sterlinave.
Klubi i Uest Bromuiçit ka marrë masat që tifozët e Çelsit të mos blejnë biletat e tifozëve të abonuar.Biletat e seksionit të tifozëve miq janë ezauruar të gjitha, por shitësit online të dorës së dytë, janë duke ofruar ende bileta për çmime marramendëse. Bileta më e lirë në këtë treg të paligjshëm është 540 paund.