Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Pas caktimit të datës nga Presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thirri mbledhjen e institucionit që drejton dhe theksoi se do t’i dërgohet të gjitha institucioneve ndërkombëtare ftesë për vëzhgim të zgjedhjeve.
Këshilli për Buxhet dhe Prokurim i KQZ-së ka miratuar fondin prej afro 5 milionë eurosh për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve.
Tashmë pritet që partitë të aplikojnë për t'u regjistruar në KQZ, të hartohet lista e votuesve, të bëhet regjistrimi i tyre dhe akreditimi i vëzhguesve dhe i mediave.
“Afati i fundit për aplikim të subjekteve politike është 18 maji. Ndërsa periudha e certifikimit të listës së votuesve është 1 qershori, periudha e publikimit të listës së qendrave të votimeve është 15 maji. Këshilli për Operacione Zgjedhore ka rekomanduar që periudha ose fushata parazgjedhore të zgjatë 10 ditë”, thanë zyrtarët e KQZ-së.