Ai është padyshim një nga emrat më në zë të showbiz-it shqiptar, jo vetëm për muzikën, por gjithashtu edhe për jetën e tij private. Këtë herë përmes një postimi në rrjete sociale, Kastro Zizo ka uruar vajzën e tij Nia për ditëlindje.

“Edhe 100 Jetë!… Babi të do si drita syrin….”,-shkruan Kastro. Gjithashtu përmes kësaj foto shohim sesa është rritur vogëlushja e kantautorit, e cila jeton në Kosovë me nënën e saj, ish-bashkëshorten e dytë të Kastros, Erleta Hotin. 

Gjithashtu Kastro ka dhe një djalë, Dankanin, nga martesa e tij e parë me Jola Parapanin.