Supozohej se do të ishte një ditë festive dhe e lumtur, por u kthye në një tragjedi të kobshme. Të paktën 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ndërtesa ku po zhvillohej dasma u shemb.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Rajasthan të Indisë. Sipas mediave të huaja, skuadrat e shpëtimit vijojnë të punojnë për nxjerrjen e personave të zënë poshtë rrënojave.
Ndërtesa u shemb për shkak të një stuhie të fuqishme që goditi zonën. Zyrtarë të policisë thanë se mes të vdekurve janë 11 burra, 8 gra dhe 4 fëmijë.





